Kylian Mbape as ditën e sotme nuk është stërvitur me ekipin, duke konfirmuar në këtë mënyrë mungesën e tij për ndeshjen e së mërkurës kundër Borusia Dortmundit, e vlefshme për ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
Francezi mungoi dhe ditën e djeshme, por stafi i ekipit kishte ende shpresa se ai mund të rikthehej.
Tashmë pas mungesës së sotme, mund të themi me bindje se Mbappe do të jetë mungesa e madhe e PSZH-së në ndeshjen e nesërme. Mirëpo kjo nuk është e tëra, pasi kampionët e Francës ndeshjen e së mërkurës ndaj Borusia Dortmundit do të duhet ta zhillojnë pa tifozë për shkak të frikës nga përhapja e mundshme e Koronovirusit.
Gjithsesi ka disa lajme të mira për tifozët e PSG-së. Në seancën e sotme stërvitore janë stërvitur me grupin si Edison Cavani dhe Thiago Silva. Sulmuesi duket se do të jetë gati për sfidën e nesërme edhe pse Mauro Icardi është favorit për ta nisur sfidën.
Kujtojmë ndeshja e parë e zhvilluar në “Sinjal Iduna Park” u mbyll me fitoren 2:1 të Borusia Dortmundit.