Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do ta zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme në histori këtë muaj.
Më 26 mars, në Shkup, Maqedonia e Veriut është nikoqire e Kosovës në stadiumin ‘Todor Proeski’, shkruan Zëri.info.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, nga ku të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në ‘Euro 2020’.
Biletat për këtë takim janë shitur të gjitha tashmë, ndërsa sipas raportimeve të mediave maqedonase, më shumë se gjysma e biletave janë blerë nga shqiptarët.
Dhe natyrisht se kjo i ka shqetësuar maqedonasit para ndeshjes, ku dihet se ‘Dardanët’ janë shumë të zëshëm në përkahjen ndaj Kosovës.
Vlen të ceket se kjo ndeshje mund të luhet edhe pa tifozë shkaku i frikës nga koronavirusi, por një potezë tjetër që është përmendur janë edhe incidentet mes tifozëve.
Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje përballet në finale me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi më 30 mars.