Sonte në futsalin vendor në program ishin 4 ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
E gjithë vëmendja ishte përqëndruar në Valandovë, aty ku mejdanin ndanin dy skuadrat e para në tabelë, KMF Proekt Ciko si dhe skuadra kampione në fuqi, por njëherit edhe lideri i sezonit aktual Futsal Shkupi.
Edhe pse në rolin e mysfairit, “bardhekaltërit” nga Çairi zhvilluan një super ndeshje, duke arritur në fund një fitore të madhe 5:3 dhe duke siguruar një përballje me Zhelezarecin, skuadër kjo që në anën tjetër eliminoi Crna Rekën, duke e mundur në Kavadar me rezultatin 6:2.
Futsal, rezultatet e ndeshjeve çerekfinale të KupësKMF Porekt Ciko 3️⃣:5️⃣ Futsal ShkupiKratovo 4️⃣:4️⃣ (1️⃣:2️⃣…
Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 10 март 2020 г.
Ndeshja midis Futsal Shkupit dhe Zhelezarecit do të zhvillohet në palestrën “Enver Idrizi” në lagjen Serava, ndërsa do të jetë kjo një reprizë e finales së vitit të kaluar, kur skuada nga Çairi në Kavdar kishte shënuar fitore 7:2.
Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Futsal Karadaku dhe KMF Klimi. Që të dyja skuadrat në gjysmëfinale kaluan falë ruletit të penaltive, ndërsa me fitoret e sontme, që të dyja skuadrat shkruajtën histori, duke arritur për herë të parë një sukses të tillë.
Skuadra nga Likova e Kumanovës si mysafir me rezultatin e përgjitshëm 6:5 mundi Kratovën, pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur me shifrat 4:4 (2:1 për Karadakun në ruletin e penaltive), ndërkohë KMF Klimi në Veles kishte triumfuar me rezultatin e përgjithshëm 6:4 (3:1 në ruletin e penaltive), pasi ndeshja në 40 minutat e rregullta ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 3:3.
Futsal, ndeshjet çerekfinale të Kupës |
||||||||||||
|