Futsal Karadaku ka arritur suksesin më të madh në historinë e klubit nga Likova, duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Likova sonte si mysafir mundi ekipin e Kratovës, edhe atë falë ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 4:4.
Egzon Iseni shënoi dy gola në kohën e rregullt, ndërsa nga një gol shënuan edhe Hasan Bilalli dhe Ibrahim Dalipi.
Në ruletin e penaltive lojtarët e Futsal Karadakut u treguan më të suksesshëm, ndërsa falë finalizimeve të Jasir Zekirit dhe Arijat Osmanit, shënuan fitore 2:1, ashtu që me rezultatin e përgjithshëm 6:5, siguruan biletën për në gjysmëfinale, ku do të përballen me ekipin e ligës së dytë, KMF Klimi.
Këta të fundit po ashtu përmes ruletit të penaltive mundën KMF Kegi Mobi nga Velesi me reuzltatin e përgjithshëm 6:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur me shifrat 3:3.