Dashuria për futbollin nuk njeh moshë dhe e njëjta nuk përfundon asnjëherë. Rasti më i freskët është ai me 75-vjeçarin egjiptian, Ezzeldin Bahader, i cili vazhdon të jetë aktiv në futboll. Atij i nevojiten vetëm edhe dy ndeshje të plota për tu futur në Librin e Rekordeve Guinness.
Bahader, i cili është babai i 4 fëmijëve dhe ka 6 nipër dhe mbesa, jo vetëm që po vendos rekord, por edhe shënoi në debutimin e tij.
Sulmuesi luajti për 90 minuta edhe pse kishte një dëmtim në gju. Ai shënoi falë një penalltie dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë.
“Jam zyrtarisht futbollisti më i moshuar që ka shënuar një gol në një ndeshje zyrtare. Këtë e arrita vetëm në minutat e fundit të takimit, gjë të cilën nuk e kisha menduar se do të ndodhte. Isha i dëmtuar, por tani po punoj që të jem gati për ndeshjen tjetër dhe të luaj për 90 minuta”, –është shprehur egjiptiani.
Ndeshja e tij e radhës është në 21 mars dhe nëse ai del me sukses, atëherë ai edhe zyrtarisht do të futet në Librin e Rekordeve Guinness.