Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit. Pas shumë takimeve të shtyra, anuluara dhe të luajtura pa tifozë, ndeshja e rradhës që do të luhet pa tifoz është ajo e kthmit e 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian midis Paris Sen Zhermenit dhe Borusia Dortmundit.
Ndeshja në fjalë në program është të mërkurën në “Parkun e Princërve”, aty ku “parisienët” do të tentojnë të përmbysin fitoren 2:1 të skuadrës gjermane nga ndeshja e parë e zhvilluar në “Sinjal Iduna Park”.
Duke pasur parasysh se PSZH-ja nuk do të ketë ndihmën e tifozëve në këtë përballje, shanset e Dortmundit për kualifikim shtohen dhe më shumë.
Qeveria Franceze ka marrë vendimin se asnjë eveniment në Paris nuk do të zhvillohet nëse ka më shumë se 1000 të pranishëm.