Vllaznia e Shkodrës që udhëhiqet nga ish seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Mirsad Jonuz, ju ka dhënë edhe një goditje tjetër kampionëve të Partizanit, duke i mundur këta të fundit me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e vlefshme të javës së 26-të në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Takimin e zhvilluar në Shkodër pa praninë e publikut e vendosi një gol i Gilman Likës nga penaltia në minutën e 35-të, ndërsa edhe Partizani pretendon se nuk i është akorduar një penallti flagrante.
Te Vllaznia në këtë ndeshje për gjatë 90-të minutave një kontributë të jashtëzakonshëm dhanë edhe 3 lojtarët nga Maqedonia e Veriut, portieri Andreja Efremov, mbrojtësi i krahut Filip Gligorov si dhe qendërmbrojtësi, Mevlan Adili, i cili me mjaft sukses kreu detyrat e tij, duke ndalur çdo tentativë të sulmuesve të skuadrës kampione në fuqi të Shqipërisë.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë humbur çdo shkëlqim dhe nuk identifikohen aspak me skuadrën e sezonit të kaluar. Tani Partizani noton mes Europës dhe “play-out” duke u ndarë prej këtyre 2 fronteve me vetëm 3 pikë, po aq sa është edhe dallimi aktualisht ndaj Vllaznisë, që me 35 pikë vazhdon të mbetet në zonën e rrezikshme.