Njukasëll prej kohësh është një klub në shitje dhe po kërkohet për një blerës të denjë. Tifozët kanë shprehur mospëlqimin e tyre ndaj pronarit aktual Majk Eshli dhe ai nga ana e tij ka humbur pasionin për të investuar dhe për të luftuar në rritjen e bardhezinjve.
Kështu, një blerës i ri po shfaqet në horizont. Bëhet fjalë për një prej boksierëve të pamposhtur dhe një prej sportistëve më të pasur të botës. Flojd Mejvedher ka shprehur dëshirën e tij për të blerë Njukasëllin dhe këtë e ka shprehur në një event promovues në Angli.
Flojd Majvedher i gatshëm për të blerë skuadrën nga Premierliga angleze 💪💪💪🗣"“Jam i interesuar të blej Njukasëllin….
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 9 март 2020 г.
“Jam i interesuar të blej Njukasëllin. Ata janë një klub i madh dhe i pabesueshëm. Nëse njerëzit duan që unë ta blej këtë ekip, më njoftoni”, – u shpreh ai dhe mori brohoritje të mëdha nga njerëzit e pranishëm.
Mejvedher ka një pasuri prej rreth 1 miliard eurosh të grumbulluara nga ndeshjet e tij, por kjo nuk është e vtemja pasuri, pasi është pronar i një sërë biznesesh të suksesshëm.
Njukasëll vlerësohet rreth 300 milionë sterlina, teksa Mejvedher do të ishte gati ta jepte këtë shumë e më pas të invesonte për rritjen e tij. (vipsport.al)