Juventus njihet si një klub me politikë të shkëlqyeshme sa i përket merkatos. “Biankonerët” njihen si një klub që ka transferuar mjaftë yje me parametra zero.
Më parë Bepe Marota, e tani Fabio Paratiçi. Ky i fundit, ashtu siç raporton “Calciomercato”, ka piketuar brazilianin e Çelzit, Uillian si përforcimin e parë te Juventusi për merkaton e verës të këtij viti.
Uillian pritet të largohet nga “Stemford Brixh” në fund të sezonit, ndërsa nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.
Braziliani pëlqehet shumë nga Sarri dhe në rast se italiani mbetet trajner i Juventusit, atëherë “Zonja e Vjetër” do të jetë në “pole position” për transferimin e tij.
Përveç Uillian, në shënjestrën e Juventusit me parametra zero është edhe mbrojtësi i PSZH-së, Lavin Kurzava.