Super Miovski përfitonte, Gafuri realizonte (VIDEO)

Renova ka arritur një fitore të madhe sot në ndeshjen e vlefshme të javës së 22-të në elitën e futbollit vendor, duke mundur liderin aktual Vardarin me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”. Që të fy golat skuadra nga Xhepçishti i realizoi nga pika e bardhë, ndërsa në të dyja rastet rolin kryesor e luajtën dy aktorë të njëjtë.

Fjala është për mesfushorin Bojan Miovski dhe kapitenin Argjent Gafuri, i cili shfrytëzoi mundësinë për të mposhtur portierin Filip Gaçevski dy herë rradhazi nga pika e bardhë.

Fillimisht Miovski u ndal nga portieri Gaçevski në minutën e 5-të, ndërsa Gafuri me të majtën e tij pa probleme shënoi për 1:0.

Në rastin e dytë, Miovski u ndal nga mbrojtësi ukrainas, Evgenij Novak, i cili madje u ndëshkua me kartonë të verdhë, ndërsa Gafuri sërish rezultoi të jetë ekzekutues i saktë nga pika e bardhë.

Me këtë fitore Renova tashmë renditet në pozitën e 7-të me 28 pikë, ndërkohë Vardari edhe përkundër disfatës vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë, me 43 pikë.

Leave a Reply