Tre sulmuesit më të mirë të Liverpullit në sezonet e fundit, janë padiskutim Fernando Tores, Luis Suarez dhe Mohamed Sallah.
Ylli egjiptian po shkëlqen nën urdhrat e Jurgen Klop, duke fituar dy vite radhazi “Këpucën e Artë” në Premierligë.
Të shtunën Sallah shënoi në takimin kundër Burnmaut, duke ndihmuar skuadrën e tij që të shënojë fitore dhe të rikthehet te fitorja.
Karriera e Mohamed Sallah në Premierligië me fanellën e Liverpullit:🏟 100 ndeshje⚽ 70 gola🅰 24 asistimeStatistika…
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 7 март 2020 г.
Për Sallah takimi i djeshëm ishte i 100-ti me fanellën e Liverpullit në Premierligë, ku ka arritur që të shënojë edhe 70 gola.
Vërtetë një shifër impresionuese kjo nga ana e egjiptianit, i cili në këtë mënyrë ka lënë mbrapa vetes dy sulmuesit e mëdhenj të skuadrës nga “Enfilld Roud”, Fernando Tores dhe Luis Suarez.
Sulmuesi spanjoll në 102 ndeshje me fanellën e Liverpullit në Premierligë, kishte realizuar 65 gola, ndërsa Suarez në 110 ndeshje kishte shënuar 69 gola.