Kampionati shtetëror për fëmijë në karate këtë fundjavë u zhvillua në Shkup, në të cilin morë pjesë 450 fëmijë të moshave 10 deri 14 vite.
Garat u zhvilluan në dy disiplina kata dhe kumite në të dy kategoritë të meshkujve dhe femrave. Në kë turne morën pjesë mbi 40 klube të karatesë në vendin tonë.
Nga pjesëmarësit u dallua klubi Fati nga Tetova, të cilët fituan dy medalje të arta, një të argjendë dhe tre medalje bronzi. Aldina Abazi dhe Isa Elmazi u stolisën me medalje të arta, Erman Selmani fitoi të argjendtën, ndërsa Aldin Abazi, Aldin Kamberi dhe Astrit Osmani u stolisën e të bronztë.
Gjithashtu KK Fati gjatë ditës së sotme merr pjesë me 9 garues edhe në turneun e karatesë “Fushë Kosova Open” .