Ish futbollisti i Barcelonës gjunjëzoi Realin në Andaluzi (VIDEO)

Reali i Madridit ka zhgënjyer tej mase tifozët e saj, pasi sonte në ndeshjen e fundit të javës së 27-të në La Liga pësoi disfatë 2:1 përballë Betisit në “Benito Viljamarin”, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores së madhe ndaj Barcelonës, të gjithë prisnin që “mbretërit” të vazhdonin me serinë pozitive, mirëpo ishte skuadra andaluziane që ndali hovin e tyre shumë shpejtë.

5 minutat e fundit të pjesës së parë dolën të jenë mjaft interesante, teksa u shënuan dy gola të shpejtë, nga një në secilën anë.

Sidnej në minutën e 40-të kaloi në epërsi Betisin, ndërkohë në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë, Karim Benzema nga pika e bardhë bëri që skuadrat në pushim të shkojnë me shifra të barabarta.

Në pjesën e dytë fatin e “madrilenëve” e vendosi një ish futbollistë i Barcelonës, Kristian Teljo, i cili shënoi golin e tij të parë sezonal.

Teljo realizoi në minutën e 82-të, ndërsa ky gol doli të jetë edhe vendimtarë në fitoren e Betisit, që u rikthye te fitorja pas plotë 6 ndeshjeve (3 barazime, 3 disfata).

Falë kësaj fitore, Betisi me 33 pikë renditet në pozitën e 12-të, ndërkohë Reali i Madridit tashmë mbetet pas Barcelonë me dy pikë ngecje.

Leave a Reply