Gostivari ka dalë fitues në derbi ndeshjen e javës së 16-të në Ligën e Dytë Perëndim duke mundur Labunishtën si vendas me shifrat 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Fitoren e skuadrës së trajnerit Biroll Topçiu e paralajmëroi tetovari Enis Dervishi, i cili në minutën e 12-të shënoi një eurogol nga goditja e dënimit. Ky gol solli shumë gëzim në mesin e futbollistëve vendas, mirëpo që gëzimi i tyre zgjati shumë pak kohë, pasi dy minuta më vonë mysafirët nga Struga me anë të Dejan Leskaroskit arritën që të barazojnë shifrat në 1:1.
Eurogoli i Enis Dervishit ndaj Labunishtës
Eurogoli i Enis Dervishit ndaj LabunishtësLDFMV – Java 16GOSTIVARI – LABUNISHTA 2:1(E. Dervishi 12, B. Menga 32' – D. Leskaroski 14')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 8 март 2020 г.
Megjithatë vendasit vazhduan me lojën e tyre sulmuese, duke kërkuar golin e avantazhit, të cilin e gjetën në minutën e 32-të me anë të Burak Mengas.
Edhe pse deri në fund të takimit kishte edhe shumë minuta, rrjetat megjithatë pushuan, ndërsa Gostivari regjistroi fitoren e 6-të sezonale, që e ngjet këtë skuadër në pozitën e 5-të me 23 pikë.
Në anën tjetër Labunishta vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë me 27 pikë.
Ndeshjen e rradhës Gostivarin e pret derbi i qytetit kundër Vardar Forinës, ndërkohë Labunishta në Strugë do të mirëpret Korabin.