Renova pas pak në Tetovë do të zhvillojë ndeshjen e javës së 22-të kundër Vardarit. Ndeshjet ndaj rivalit nga Shkupi gjithnjë kanë rezultuar shumë interesante dhe me shumë paqartësi, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe sot, edhe pse e njëjta do të zhvillohet pa praninë e publikut pas masave të Qeverisë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Kur kanë mbetur edhe më pak se 20 minuta, trajneri i skuadrës vendase, Bujar Islami ka zbardhur formacionin me të cilin do ti kundërvihet liderit aktual.
#Lineup vs Vardar#FORCARENOVA🔵⚪️
Публикувахте от K.F Renova в Неделя, 8 март 2020 г.
Për dallim nga formacioni i ndeshjes së fundit ndaj Struga Trim Lum, vërehen dy ndryshime, edhe atë një në sulm dhe një në mbrojtje.
Vendin e Nehar Sadikit në qendër të mbrojtjes do ta marrë Xhelil Abdulla, ndërkohë në vend të Ilirid Ademit në sulm, Islami ka preferuar një opcion pak më difenziv, duke rreshtuar Bashkim Veliun, i cili do të ketë për obligim për të ndihmuar njëkohësisht edhe mbrojtjen, edhe pse pozita e tij është në pjesën ofenzive. Vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes e ka marrë Saimir Fetahu, i cili në prag të këtij takimi kishte folur për faqen zyrtare të klubit nga Xhepçishti.
“Për ne çdo ndeshje është e rendesishme, pavarësisht kundërshtarit. Nuk diskutohet që do të jetë vështirë kundër liderit të tabelës, por ne si ekip ndeshjen do ta presim të përgatitur maksimalisht dhe shpresojmë në rezultat pozitiv”, – është shprehur Saimir Fetai.