Balliu, gol dhe asist në fitoren e Almerias ndaj Deportivo Lakorunjës (VIDEO)

Reprezentuesi i përkohshëm i Shqipërisë, Ivan Balliu, doli të jetë një prej protagonistëve në fitoren 4:0 të Almerias ndaj Deportivo Lakorunjës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 31-të në La Liga 2, njofton “infOSport.mk”.

Balliu ishte protagonist në fillimin e vrullshëm te Almerias që tundi shpejt rrjetën me anë të Nunjez që në minutën e 12-të. Ishte pikërisht një krosim i mbrojtësit shqiptar, që gjeti sulmuesin i cili e falënderoi duke dërguar sferën në rrjetë.

Në minutën e 29-të ishte vetë Balliu i cili tundi rrjetën me një aksion spektakolar.

Pasi kaloi dy mbrojtës kundërshtarë, ai mposhti portierin me një gjuajtje me të majtën e tij, duke dyfishuar shifrat në një ndeshje të cilën më pas skuadra e tij e mbylli me fitoren 4:0, falë edhe golave të shënuar nga Munjoz dhe Nunjez, i cili në minutën e fundit të takimit shënoi edhe golin e dytë personal.

Me këtë fitore, Almeria sërish ngjitet në pozitën e tretë me 50 pikë, po aq sa ka edhe Hueska në pozitën e katërt, ndërkohë Deportivo La Korunja, një ndër skuadrat më të njohura spanjolle, që viteve të 90-ta luante një rol të rëndësishëm në elitën e futbollit spanjoll, kur me mjaft sukses prezantonte iberikët edhe në arenën ndërkombëtare, këtë edicion po lufton për mbijetesë, teksa pas 31 xhirove renditet vetëm në pozitën e 19-të, që e dërgon këtë skuadër në ligën e tretë spanjolle.

¡VUELVE LA VICTORIA!UD Almería 4-0 @RCDeportivo ⚽️⚽️ Darwin⚽️ Balliu⚽️ Muñoz #vamosalmería #UDAradio #AlmeríaDépor

Публикувахте от UD Almería в Събота, 7 март 2020 г.

Leave a Reply