Aliti: Ndaj Anglisë më shumë dëgjoheshin “Dardanët” se anglezët, kështu do jetë edhe në Shkup

Ndeshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës “D” të Kombeve, po zgjon shumë interesim si në vend, ashtu edhe tek fqinjët tanë kosovar, të cilët pritet që të pushtojnë Shkupin ditën e zhvillimit të ndeshjes.

Në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në SuperSport, së fundmi ka folur mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, i cili shpreson që ndeshja në kryeqendrën tonë do të zhvillohet me tifoz.

Fidan ALITI (reprezentues i Kosovës) 🇽🇰🇽🇰🇽🇰🗣 "Kur luajtëm në Angli dëgjoheshin më shumë 'Dardanët' se anglezët, kështu do të jetë edhe në Maqedoni besoj”.

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 7 март 2020 г.

“Ka shumë eksperiencë, ka lojtare individualë shumë të fortë. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për në si kombëtare si shtet por edhe për federatën tonë. Si futbollist shpresoj që të jetë ndeshja me tifozë sepse futbolli me tifozë është më i bukur, atmosfera është më e bukur. Siç e keni parë, kur luajtëm në Angli dëgjoheshin më shumë “Dardanët” se anglezët, kështu do të jetë edhe në Maqedoni besoj” – është shprehur Fidan Aliti.

Ndeshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në program është me datë 26 mars në arenën “Todor Proeski”. Interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh, ndërsa më së miri e dëshmon edhe shitja e të gjitha biletave, edhe pse e njëjta rrezikon të zhvillohet pa tifoz, për shkak frikës së përhapjes së koronavirusit.

Leave a Reply