Tashmë disa ditë përflitej për një veprim të këtillë, ndërsa sot ka ardhur edhe zyrtarizimi, Zvonimir Boban më nuk do të luaj rolin e drejtorit te Milani.
Një gjë të tillë kanë konfirmuar edhe nga ana e klubit milanez, ndërsa siç raportojnë mediat italiane, ky ka qenë vendim i prerë i Gazidis, i cili do të sjellë sezonin e ardhshëm gjermanin, Ralf Ragnik.
Njoftimi i Milanit:
AC Milan konfirmon se ka informuar Zvonimir Boban për përfundimin e kontratës së tij me efekt të menjëhershëm. Klubi falënderon Zvonimin për shërbimin e tij për klubin gjatë nëntë muajve të fundit, dhe i uron të gjitha më të mirat për karrierën e tij të ardhshme profesionale.
Klubi do të vazhdojë të mbështesë Stefano Piolin dhe ekipin e tij të parë në të gjitha kompeticionet dhe është optimist duke parë ndeshjet e mbetura të sezonit 2020. Ambicia e klubit mbetet të rikthehet në nivelin më të lartë të Futbollit Evropian, ndërsa investon me përgjegjësi në ekip në përputhje me “Fair-Play” financiar të UEFA-s.
Ivan Gazidis, CEO i Milanit, tha: “Ne e falënderojmë Bobanin për përpjekjet e tij gjatë nëntë muajve të fundit dhe i urojmë mirë në përpjekjet e tij në të ardhmen. Tani duhet të kalojmë vëmendjen tonë te futbolli dhe ndeshjet e rëndësishme që do të vijnë. Stefano Pioli dhe stafi po bën një punë të jashtëzakonshme, duke rritur performancat e ekipit çdo javë dhe do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, përfundoi Gazidis.