Zvonimir Boban edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Milanit. Pas kritikave ndaj drejtuesve të Milanit, kroati është shkarkuar menjëherë.
Megjithatë Boban do ta vazhdojë karrierën e tij si një person i rrespektuar në botën e futbollit.
Siç raporton “La Repubblica”, Boban do të rikthehet të punojë në FIFA.
Kroati iu bashkua Milanit verën e kaluar, mirëpo aventura e tij në “San Siro” zgjati vetëm 9-të muaj.