Shkëndija me një mungesë të rëndësishme në mesfushë ndaj Borecit

Shkëndija e Tetovës të dielën do të përballet me Borecin në ndeshjen e vlefshme të javës 22-të në Veles, në një duel ku “kuqezinjtë” do të kërkojnë të konfirmojnë formën e mirë dhe të grumbullojnë tre pikë të reja në luftën për titullin e kampionit, shkruan “infOSport.mk”.

Pasi pushoi më shumë futbollistë të mërkurën kundër Rabotniçkit në ndeshjen e Kupës, trajneri Gjoka tani kërkon të shfrytëzojë freskinë e lojtarëve që nuk ishin në formacion në mesjavë.

Kështu, pasi ishin jashta kombinimit në sfidën e fundit të Kupës kundër Rabotniçkit, Ernest Gjoka për nesër ka grumbulluar Agim Ibraimin, Gledi Micin dhe Ardin Dallkun, ndërsa gjithashtu në kombinim do të jenë edhe “rezervistët” e takimit të së mërkurës, Besart Ibraimi, Mevlan Murati, Omar Imeri dhe portieri Kostadin Zahov.

Megjithatë nesër skuadrën kundër Borecit nuk do të mund ta ndihmojë mesfushori titullarë, Enur Totre, i cili do të pushojë për shkak 5 kartonëve të verdhë.

Ndeshja Boreci – Shkëndija do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Veles, aty ku drejtësinë do ta ndajë Marjan Mladenovski nga Shkupi.

Leave a Reply