Zinedine Zidane vendosi të rikthehej në Madrid me një kërkesë të qartë, të nënshkruhej me mesfushorin francez, Poll Pogba.
Mesfushori dëshironte të largohej nga Mançester Junajtedi, për t’iu bashkuar Zinedine Zidanes te Real Madrid.
Afati kalimtar veror nuk shkoi sipas dëshirës së Zidane, me Florentino Perez që vendosi të transferonte Luka Joviç në sulm, dhe të mbante në skuadër Hames Rodrigez dhe Garet Bejll.
Të dy këta të fundit, sot janë pjesë e Real Madridit, por nuk janë duke e ndihmuar Realin në fushë, me të parin që nuk luan, dhe Bejll, që preferon më shumë ndeshjet e golit.
Në verën e vitit 2020, Zidane do të tentojë të afrojë në skuadër sërish bashkëvendësin e tij, që te Mançester Junajtedi është paraqitur vetëm 7 ndeshje këtë sezon, të përshkruar me shumë lëndime.