Gentiana Roçi protagoniste absolute në debaklin e femrave të vendit ndaj Serbisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll në konkurrencë të femrave ka pësuar debakël në transfertën në Lazarevac, teksa u mund 8:1 nga Serbia në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit të vitit 2021, njofton “infOSport.mk”.

Te përfaqësuesja e Maqedonisë protagoniste absolute doli të jetë futbollistja shqiptare, njëherit kapitene e skuadrës, Gentiana Roçi, e cila fillimisht shënoi golin e vetëm për “verdhekuqet”, teksa në minutën e 39-të për shkak kartonit të dytë të verdhë, duheshe të braktis ndeshjen.

Roçi fillimisht kapi për dore arbitren holandeze, Shona Shukrulla, që më pas ta shtyejë atë, gjë që solli edhe deri te ndëshkimi i struganes. Pikërisht nga ai moment Maqedonia morri teposhtën, duke pranuar 6 gola të tjerë, teksa rezultati deri në ato momente ishte 2:1. Përveç Roçit, pjesë e formacionit titullarë te Maqedonia, ishte edhe Yllza Maksuti, ndërsa gjatë pjesës së dytë në lojë u inkuadruan edhe Rabija Dervishi dhe Hava Mustafa.

Ndryshe nga dy gola për përfaqësuesen serbe në këtë ndeshje shënuan, Allegra Poljak, Tijana Filipoviç dhe Jelena Çankoviç, ndërsa nga një gol shtuan edhe Nevena Damjanoviç dhe Marija Radojiçiç.

Kujtojmë përfaqësuesja e Maqedonisë në konkurrencë të femrave edhe në ndeshjen e parë në Shkup ishte mundur me shifrat 6:0 nga Serbia, ndërsa disfata e sotme ishte e katërta nga gjithsej 5 ndeshje të zhvilluara në kuadër të grupit “G” kualifikues, që kryesohet nga Austria me 12 pikë, ndërkohë Serbia me 9 pikë dhe një ndeshje më shumë renditet në pozitën e dytë.

Franca me 6 pikë maksimale nga dy ndeshje renditet në pozitën e 3-të, para Maqedonisë në pozitën e katërt me 3 pikë, ndërkohë Kazakistani me 0 pikë mban fenerin në këtë grup.

Ndeshjen e rradhës përfaqësuesja e Maqedonisë në konkurrencë të femrave do ta zhvillojë në transfertë kundër Francës me datë 10 prill.

Formacioni i përfaqësueses së femrave të Maqedonisë:
Pançurova, Bosheska (Dimoska 58’), Mileska, Nikolovska, Zvikj (Dervishi 74’), Ristovska, Trajkovska, Roçi, Naceva, Maksuti, Andonova (Mustafa 80’)

 

Leave a Reply