Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi me paraqitjet e tij gjatë edicionit të kaluar, por edhe gjatë këtij aktual, ka tërhequr vëmendjen e shumë sportdashësve, si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj.
Me paraqitjet e tij Muriqi arriti të fitojë shumë çmime gjatë vitit 2019-të, mirëpo si duket këto çmime për të ende nuk kanë përfunduar.
Kjo pasi që futbollisti kosovar, është zgjedhur futbollisti i vitit 2019-të, këtë herë edhe në Turqi.
Kësaj radhe ky çmim Vedatit i është dhuruar nga Universiteti “Okan” në Stamboll, në një ngjarje të organizuar ku janë dhuruar çmime edhe për disa personalitete të tjera.