Një ekspeditë e Federatës së Futbollit të Kosovës së bashku me ekipet pjesëmarrëse të turneut të 11-të me rradhë tradicional “Adem Jashari”, FC Prishtina 01, Liburni dhe Ulqini, gjatë ditës së sotme ishin për vizitë në Prekaz.
Klubet pjesëmarrëse në turneun memorial kushtuar komandatit legjendar Adem Jashari, vendosën kurora lulesh dhe bën homazhe në memorialin e Jasharajve në Prekaz.
Në këtë vend 59 anëtarë të Familjes së gjerë të Jasharajve dhanë jetën e tyre në atë që tashmë ne e njohim si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, me në krye Komandantin Legjendar, Adem Jashari.
Futsal Shkupi në këto momente po zhvillon ndeshjen për vendin e tretë kundër skuadrës së Ulqinit, ndërkohë me fillim në ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, do të luhet finalja e madhe midis dy skuadrave kosovare, FC Liburnit dhe Prishtina 01.