Caktohet arbitri i derbi ndeshjes, Juventus – Inter

Pas shumë paqartësive, derbi ndeshja e javës së 26-të në “Serie A” ndërmjet Juventusit dhe Interit do të zhvillohet këtë të diele, ndërsa komisioni i arbitrëve pranë federatës italiane të futbollit tashmë edhe zyrtarisht ka caktuar edhe emrin e arbitrit që do të drejtojë këtë takim.

Është Marko Guida, ai i cili do të ndajë drejtësinë në “Allianc Arena”, aty ku pritet të zhvillohet një ndër ndeshjet më interesante të sezonit aktual në “Serie A”.

Macoleni do të jetë njeriu që do të udhëheq teknologjinë VAR, që shumë herë është aktivizuar këtë edicion në ndeshjet në elitën e futbollit italian.

Ndeshja Juventus – Inter në program është me datë 8 mars me fillim në ora 20:45.

 

 

Leave a Reply