Shkëndija dhe Struga do luajnë në gjysmëfinale, dështon FC Shkupi

Janë mësuar emrat e 4 skuadrave gjysmëfinaliste të Kupës së Maqedonisë, në mesin e të cilave do të jenë edhe dy skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija në Shkup falë barazimit 2:2, pra golit më shumë të shënuar në transfertë eliminoi Rabotniçkin, skuadër kjo që në Tetovë kishte barazuar me shifrat 1:1. Nafiu dhe Besart Ibraimi ishin autorë të golave për “kuqezinjtë” nga Tetova, derisa Jeftovski nga penaltia dhe Krstovski shënuan golat për “romantikët”.

FC Shkupi edhe përkundër barazimit 1:1 në transfertë ndaj Akademia Pandev, u eliminua, kjo për shkak disfatës 1:0 në ndeshjen e parë në Çair, derisa Bregallnica edhe në ndeshjen e dytë mundi Labunishtën, kësaj rradhe me shifrat 4:1.

Në derbin shqiptarë, Struga Trim Lum mundi Renovën në Tetovë me rezultatin 2:1, rezultat ky i përgjithshëm në dy ndeshjet çerekfinale, duke pasur parasysh se ndeshja e parë në Strugë ishte mbyllur me shifrat 0:0.

Nesër në mesditë do të mësojmë edhe çiftet gjysmëfinaliste, shorti i të cilave do të bëhet në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Kupa e Maqedonisë
Ndeshjet e kthimit të ¼ së finales
Ak.Pandev 1:1 (1:0) FC Shkupi
Rabotniçki 2:2 (1:1) Shkëndija
Labunishta 1:4 (0:1) Bregallnica
Renova 1:2 (0:0) Struga Trim Lum

(Në kllapa keni rezultatet e ndeshjeve të para & Skuadrat me ngjyrë të kuqe janë kualifikuar në gjysmëfinale)

Leave a Reply