Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar se biletaria pranë stadiumit të qytetit të Shkupit “Todor Proeski” do të punojë me orar të ri për shkak interesimit të madh për të siguruar një biletë për ndeshjen me Kosovën.
Fillimisht biletaria punonte nga ora 10:00 deri në ora 18:00, ndërkohë nga FFM potencojnë se e njëjta tashmë do të punojë deri në ora 21:00.
Biletat janë lëshuar në shitje dhe të njëjtat kushtojnë nga 300 – 400 denarë.
Ndeshja midis Maqedonisë dhe Kosovës e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve do të zhvillohet me 26 mars në Shkup, ndërsa fituesi nga kjo përballje në finalen e madhe të Ligës “D” do të luaj me fituesin nga ndeshja, Gjeorgji-Bjellorusi.
Ndeshja në fjalë pritet të thyej të gjitha rekordet e deritanishme, kur është në pyetje prezenca e tifozëve në stadiumin tonë më të madh të vendit që ka një kapacitet prej 33 mijë vendeve.