Magjia e Besart Ibraimit ndaj Rabotniçkit (VIDEO)

Shkëndija falë barazimit 2:2 arriti që të kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, ndërsa pa dyshim ajo që veçoi këtë ndeshje, ishte kryevepra e bomberit kërçovarë, Besart Ibraimit, shkruan “infOSport.mk”.

Golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit vendor shënoi golin e dytë sot në arenën “Todor Proeski”, kur i dha epërsinë 2:1 Shkëndijës, ndërsa në fund pikërisht goli i tij doli të jetë i mjaftueshëm që “kuqezinjtë” të kalojnë në gjysmëfinale.

Gol spektakolar i Besart Ibraimit

Gol spektakolar i Besart Ibraimit Kupa e Maqedonisë, ndeshja e kthimit – 1/4 e finalesRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 1:2(B. Ibraimi 75')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 4 март 2020 г.

Ibraimi pasi pranoi një top në gjysmëfushën kundërshtare me hapa të shpejtë u vërsul drejt portës kundërshtare, ndërsa me të futur në zonën e rreptësisë, me një parabolë arriti që të mposhtë portierin Riste Jankov.

Ndryshe për Shkëndijën në këtë takim në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Valmir Nafiu, i cili në minutën e 37-të shënoi golin e epërsisë, ndërsa golat për Rabotniçkin mbajnë firmën e Stefan Jeftovskit (71’penaltia) dhe Mario Krstovskit (86’).

Kujtojmë ndeshja e parë në Tetovë ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1, ndërsa Shkëndija në gjysmëfinale do të luaj vetëm duke iu falënderuar golit më tepër të shënuar në udhëtim.

Leave a Reply