Arijan Ademi ka shënuar gol në derbin e madh ndaj Hajduk Split, duke konfirmuar formën e mirë në të cilën ndodhet në prag të sfidës së madhe të përfaqësueses së vendit ndaj përfaqësueses së Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.
Ademi shënoi golin e dytë sonte në përballjen e zhvilluar në “Poljud”, aty ku Dinamo Zagrebi shënoi fitore 2:0.
Golin e parë e realizoi polaku Damian Kadzior në minutën e 47-të, ndërsa vlen të theksohet se Hajduk Split nga minuta e 40-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas dy kartonëve të verdhë të reprezentuesit shqiptarë, Ardijan Ismaili.
Ndryshe për Ademin ishte ky goli i dytë sezonal, edhe atë i shënuar brenda 4 ditëve, duke pasur parasysh se shënoi edhe në ndeshjen e 29 marsit përballë Rijekës.
Me këtë fitore Dinamo Zagrebi tashmë ka 17 pikë më shumë se Hajduk Spliti, duke hedhur një hap tjetër të madh drejt titullit kampion.