Ish portieri legjendar i Skënderbeut, Orges Shehi është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i Kukësit.
Ish-reprezentuesi i Kombëtares shqiptare rikthehet kështu në krye të një klubi pas eksperiencës me Skënderbeun në sezonin e kaluar.
Tashmë, detyra e durrsakut është të nxjerrë kampion Kukësin, teksa merr ekipin e lënë nga Duro me katër pikë diferencë nga kreu që mbahet nga Tirana.
Në prezantimin e tij, Shehi ka theksuar se e zgjodhi Kukësin për arsye se është një skuadër e madhe, ndërsa shprehet i bindur se në fund të sezonit mund të dalë kampion.