Shkëndija i tregon dhëmbët Makedonija Gj.P, Renova fiton derbin shqiptarë

Shkëndija ka shënuar fitore 4:1 ndaj Makedonija GJ.P në ndeshjen e vlefshme të javës së 21-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi i tregoi dhëmbët skuadrës nga Gjorçe Petrovi, që sulmeve të vendasve iu bëri ballë vetëm deri në minutën e 40-të, atëherë kur në skenë doli Omar Imeri duke mposhtur Marko Jovanovskin për herë të parë në këtë ndeshje. I njëjti futbollistë gjatë pjesës së dytë shënoi edhe një gol tjetër, derisa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe mbrojtësi Mexhit Neziri dhe rezervisti, Arbin Zejnullai.

Një super ndeshje u zhvillua në Çair, aty ku Renova në fund triumfoi me shifrat 3:2 ndaj FC Shkupit. Këta të fundit avansuan të parët në këtë përballje me anë të Serzhinjos, i cili shënoi edhe golin e fundit të këtij takimi, derisa në anën tjetër Florian Kadriu me dy gola dhe Ilirid Ademi me një gol u përkujdesën që skuadra nga Xhepçishti nga Shkupi të kthehet me fitore.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar gjatë ditës së sotme, Akademia Pandev dhe Boreci në Strumicë barazuan pa gola, rezultat ky që doli të jetë përfundimtarë edhe në dy ndeshjet e ditës së shtunë, Vardari – Rabotniçki dhe Struga Trim Lum – Sileksi.

LPFMV – Java XXI

Shkëndija 4:1 Makedonija GJ.P
FC Shkupi 2:3 Renova
Ak.Pandev 0:0 Boreci
Vardari 0:0 Rabotniçki
Struga T&L 0:0 Sileksi

Leave a Reply