Asgjë e re, klubi i mundjes Liria është shpallur kampione shtetërore në Maqedoninë e Veriut për senior dhe kadetë.
Në qytetin e Prilepi sot u organizua Kampionati Shtetëror i vendit tonë në mundje. Mundësit e KM Liria dominuan bindshëm në grupmoshën e seniorëve, duke arritur të fitojnë gjthsej 42, plotë 17 më tepër se ekipi i vendit të dytë, ndërsa te kadetët konkurenca ishte më e madhe, por klubi nga Çairi u shpall kampion me 26 pikë, po aq sa kishte edhe vendi i dytë Ballkaneci, ndërsa në vendin e tretë u ndal KM Buçimi.
Në total, Liria arriti të fitojë pesë nga dhjetë vendet e para te seniorët dhe tri në konkurencën e kadetëve, me Elmedin Sejfullaun, Riad Rexhepin, Fati Vejselin, Astrit Ismailin dhe Ramazan Bakijën që u shpallë kampion te seniorët, përderisa Rexhep Pocesta, Zulqufi Asani dhe Besir Alili ishin më të mirët në kategorinë e kadetëve.