Real Madridi gjatë verës do të tentojë të transferojë mesfushorin e Çelzit, N`Golo Kante, ndërsa për këtë gjë do të merret personalisht presidenti i “mbretërve”, Florentino Perez.
Përformancat jo të mira nga Kasemiro kanë bërë që “madrilenët” të mendojnë për të transferuar një tjetër mesfushor difenziv në skuadër.
Vlera e mesfushorit francez, në tregun europian të futbollit kap shifrën e 102 milionë eurove, mirëpo realisht Reali i Madridit do ta ketë shumë të vështirë për të realizuar të njëjtin, duke pasur parasysh se Kante llogaritet si një futbollistë i pazëvendësueshëm te skuadra e Frank Lampard.
Kante momentalisht është i lënduar dhe po qëndron jashtë fushave të futbollit. Ai pritet të rikthehet brenda muajit, ndërsa prezenca e tij me siguri se do të jetë e mirëseardhur për Çelzin, që po vuan kohën e fundit, ndërsa kjo më së miri u vërejtë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Bajernit të Munihut, kur “blutë” e Londrës u mundën para tifozëve të tyre me shifrat 3:0.