Merret vendimi për ndeshjet e fundjavës në futbollin vendor

Përfundimisht në vendin tonë do të luhet futboll elitar në fundjavë, por të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e publikut.

Ky është rekomandimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për gjitha eventet e sportit në vend për fundjavën që pason, me shkas preventiva për mos përhapjen eventuale të koronavirusit që tashmë është paraqitur edhe në vendin tonë.

“Me rekomandim të Qeverisë së vendit kemi vendosur që ndeshjet e fundjavës. Me shumë gjasa kështu do të veprohet edhe për ndeshjet e Kupës që janë në program në mesjavë. Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe nëse prej atje vlerësojnë se duhen masa parandaluese për përhapjen e virusit, sigurisht se neve na mbetet vetëm t’i respektojmë rekomandimet”, shprehet komesari për gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë, Igor Frangovski.

Ndryshe Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë në fundjavë ka të programuara ndeshjet e xhiros së 21-të, në të cilat takohen:

E shtunë:
Vardari-Rabotniçki
Struga T&L-Sileksi
E dielë:
Shkëndija-Makedonija Gj.P.
Shkupi-Renova
Akademia P.-Boreci

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply