Majlinda Kelmendi është zgjedhur sportistja e vitit nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), në konkurrencën e femrave, raporton RTKLive.com.
KOK është duke mbajtur shpalljen e laureatëve më të miri të vitit 2019. Në këtë ceremoni sportive, përveç sportistëve të shumtë, po marrin pjesë edhe njerëz të politikës përfshirë edhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, e zëvendës-kryeministrin e tanishëm, Haki Abazin.
Pjesë e kësaj ceremoni është edhe njeriu i parë i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, presidenti Vizer.
Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi me plot meritë rrëmbeu çmimin e sportistes së vitit.
Ndërkaq, në konkurrencën e meshkujve, epiteti i më të mirit i ka takuar xhudistit Akil Gjakova, i cili bashke me Majlindën kanë arritur suksese të mëdha në vitin 2019 në rrafshin ndërkombëtare.