Një lajm tragjik na vjen nga Irani, ku një sportiste 23-vjeçare ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Mediat iraniane raportojnë se e reja, Elham Sheikhi, ishte shtruar në spitalin e qytetit Qom dhjetë ditë më parë, pasi u konfirmua se ishte e infektuar me koronavirus.
Ajo ishte pjesë e ekipit kombëtar të femrave të Iranit, në lojën e futsalit.
Në Iran është shpallur gjendja e emergjencës nga koronavirusi.
Virusi vdekjeprurës kinez u ka marrë jetën 26 personave në shtetin islamik, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 245.