Koronavirusi me të madhe po përhapet në Itali, ku tashmë viktima janë edhe futbollistë nga “Serie A”.
Fjala është për mbrojtësin e Xhenoas, Edoardo Goldaniga i cili ditën e sotme është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, pjesë e së cilës është edhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev
26-vjeçari është me prejardhje nga Codogno ku ka edhe familjen aty dhe është njëra nga pjesët më të prekura nga ky virus.
Mbrojtësit italian nuk i është lejuar të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit dhe ai është duke u kujdesur nga stafi mjekësor i Xhenoas.
Gjatë ditës së sotme nga Apeninet u raportua edhe për një rast tjetër me koronavirus, mirëpo identiteti i futbollistit të prekur që luan në “Serie C” nuk u bë i ditur.