Sot në program janë ndeshjet e kthimit në kuadër të 1/16 së finales në Liga Europa, ndërsa një nga ndeshjet e mbrëmjes së sotme është anuluar.
Bëhet fjalë për takimin ndërmjet Red Bull Sazlburgut dhe Frankfurtit. Nuk ka të bëjë me koronavirusin, por për shkak të problemeve me kushtet e motit që kanë prekur Austrinë.
Skuadra gjermane e Frankfurtit ka dalë me komunikatë zyrtare dhe ka informuar tifozët se ndeshja e sotme është shtyrë. Arsyeja është e frikshme, pasi një stuhi e fortë ka prekur shtetin austriak.
Erëra të forta me një shpejtësi e madhe prej 120 km/h. Frika e madhe për shkak të problemeve të shumta që mund të sjellë kjo stuhi ka bërë që drejtuesit të anulojnë ndeshjen.