Koronavirusi është kthyer në një problem të madh për Italinë, vend në të cilin infeksioni ka shkaktuar edhe viktima.
Nga kjo situatë e vështirë nuk mund të shpëtonte edhe futbolli, teksa në javën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa në këtë javë disa prej sfidave do luhen pa pjesëmarrjen e tifozëve.
Në muajin mars Kombëtarja e Shqipërisë ka parashikuar të zbresë në fushë për dy miqësoret e radhës, ndaj San Marinos dhe Sllovenisë.
Më datë 27 mars pritej të luhet ndeshja me San Marinon në një stadium që ende nuk ishte vendosur, ndërsa më datë 30 mars ndeshja me Slloveninë pritej të luhej në Friuli, në një zonë e cila ka probleme me koronavirusin.
Ndaj, edhe pse takimet janë në fund të marsit e duhet akoma edhe një muaj deri atëherë, federata shqiptare mund të mendojë ndryshimin e vendit të zhvillimit të këtyre ndeshjeve.
“Air Albania” do të ishte një alternativë që mund të pranohet nga dy rivalët, raportojnë mediat shqiptare.