Koronavirusi infekton edhe futbollin në Itali. Sipas “La Nazione”, virusi vdekjeprurës që ka marrë me mijëra jetë njerëzish në të gjithë botën, kryesisht në Kinë, Kore të Jugut, Iran dhe Itali, ka infektuar një futbollist të “Serie C” në Apenine.
Nuk është bërë i njohur identiteti i tij, por bëhet fjalë për lojtar që luan në provincën e Sienës. Thuhet se futbollisti u ndje keq para një ndeshjeje (kishte ethe), nuk pranoi të luante dhe u fut vullnetarisht në karantinë për të mos rrezikuar përhapjen e virusit. Ai u testua testua menjëherë dhe fatkeqësisht rezultoi pozitiv.
Më pas u transferua në një ambulancë të veçantë në departamentin e sëmundjeve infektive të spitalit të Sienës.
“La Nazione” siguron se futbollisti, pavarësisht se është infektuar nga koronavirusi, gëzon shëndet të mirë.