Tenisi i femrave humb një kampione, Sharapova tërhqiet që në moshën 32-vjeçare

Maria Sharapova, e cilësuar si një prej tenisteve më të mira të dekadës së fundit, ka vendosur të tërhiqet nga sporti i luajtur. 32 vjeçarja ka fituar 5 trofe “Grand Slam” dhe për disa vite, ishte tenistja numër një në botë.

Karriera e Sharapovës flet vetë, një sportiste shumë e famshme dhe shumë e suksesshme, një model për t’u ndjekur për shumë vajza që kanë pasion sportin e tenisit.

Megjithatë vitet e fundit, karriera e tenistes ruse pati disa ulje, pasi u dënua me 15 muaj për shkak të një dopingu të gjetur në sistemin e saj.

Ky dënim dhe disa faktorë të tjerë, bënë që Sharapova të tërhiqet nga tenisi aktiv që në moshën 32 vjeçare.

 

Leave a Reply