Lautaro te Barcelona, Interi piketon tre super sulmues

Emri i Lautaro Martinez gjithnjë e më shumë po lidhet me Barcelonën, drejtuesit e së cilës skuadër dëshirojnë ta transferojnë gjatë verës. Ndërkohë duke pasur parasysh forcën financiare të “katalunasve”, drejtuesit “zikaltër” që tani kanë filluar të mendojnë për emrin e sulmuesit që mund ta zëvenësojë argjentinasin.

Interi tashmë thuhet se ka piketuar 3 emra të rëndësishëm.

I pari në listë është sulmuesi i Arsenalit, Pier Emerik Obamejang, i cili ka statistika shumë të mira gjatë sezoneve të fundit, vijon Timo Verner i Lajpcigut, për shërbimet e të cilit interesohet edhe Liverpulli, ndërkohë emri i tretë që mund ti bashkohet skuadrës “neroaxurre” është Entoni Martial i Mançester Junajtedit, që është një preferencë e vjetër e drejtuesve të skuadrës nga Milano.

 

Leave a Reply