Në futboll mjafton pak që të kthehesh nga hero dhe idhull në një person të urryer. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me sulmuesin francez të Barcelonës, Antuan Grizman, i cili gjatë verës së vitit të kaluar vendosi të largohet nga Atletiko Madridi dhe ti bashkohet skuadrës “katalunase”.
Ky largim nuk u prit aspak mirë nga tifozët e “Jorganxhinjëve”, të cilët i rezervuan një pritje aspak miqësore në ndeshjen kampionale të 1 dhjetorit në “Vanda Metropolitano”, në të cilën Barcelona kishet shënuar fitore minimale 1:0.
Në atë ndeshje rreth 2 mijë tifoz ultras të Atletiko Madridit kishin lëshuar korre shumë të rënda në adresë të ish futbollistit të tyre.
Edhe pse me vonesë, La Liga raportoi këtë fakt në komisionin kundër dhunës, i cili komision tashmë ka vendosur të gjobit Atletiko Madridin me një gjobë prej 12 mijë euro.