Tashmë edhe zyrtarisht Dinamo e Tiranës ka kaluar në duart e italianëve, me president Marko Pontrelin.
Një gjë të tillë kishte paralajmëruar e përditshmja shqiptare “Panorama Sport”, ndërsa gjatë ditës së djeshme kishte një takim mes drejtuesve të vjetër të klubit dhe atyre italian. Pas bisedimeve është arritur marrëveshja që pronësia e klubit të kalojë tek italianët, me në krye Marko Pontrelin.
Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga vetë drejtuesi i klubit Ermal Barushi. Tashmë që pronësia e një ndër klubeve më të vjetra shqiptare kaloi në duart e italianëve, me shumë mundësi do të vazhdojë që në drejtimin e skuadrës të jetë Fabricio Kamarata.