Për të përshëndetur legjendën e LA Lejkers, Kobe Brajant dhe vajzën e tij, Xhiana, të cilët vdiqën së bashku edhe me 7 persona të tjerë në një aksident me helikopter, më shumë se 20 mijë njerëz erdhën në palestrën e Los Anxheles, “Stejpëlls Center”.
Të pranishëm në këtë memonial ishin shumë yje të basketbollit, përfshirë këtu emrat si Xhejms Harden, Mexhik Xhonson, Karim Abdul Xhabar, Bill Rasell, Entoni Dejvis, Majkëll Xhordan.
Në radhën e përparme ishte gjithashtu edhe gruaja e Kobe, Vanessa Brajant, të cilën Bjonse e përshëndeti përpara se të largohej nga skena.
Vanessa dha një fjalim tepër emocionues, që e bëri gjithë palestrën të shpërthejë në lot.
"He was the early bird, I was the night owl. I was fire and he was ice, and vice versa at times. We balanced each other out…I have no idea how I deserved a man that loved and wanted me more than Kobe." Vanessa Bryant honors her husband, Kobe Bryant. #TwentyFourever pic.twitter.com/a0Z8hb8rQK
— E! News (@enews) February 24, 2020
Bashkë me memorialin, u përhap lajmi se e veja e kampionit paditi kompaninë e helikopterëve që u rrëzua gjatë muajit të kaluar. Gruaja e Kobe i tha Gjykatës Supreme të Los Anxheles se piloti Ara Zobayan, midis viktimave, ishte i pakujdesshëm në vendosjen për të fluturuar, përkundër kushteve të vështira të motit.
"God knew they couldn't be on this earth without each other… he had to bring them home to heaven together." — Vanessa Bryant. 💛 #KobeFarewell pic.twitter.com/maMsAiViRd
— Complex (@Complex) February 24, 2020