Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, pas së cilës Vardari tashmë ka shtuar në +10 pikë dallimin ndaj ndjekësit më të afërt, Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.
Kjo pasi skuadra kampione në fuqi e Shkëndijës nuk mundi të marrë më shumë se një barazim pa gola në udhëtim te Sileksi në Kratovë, derisa Vardari dje kishte mundur Borecin në transfertë me rezultatin 1:0.
Me po të njëjtin rezultat, Makedonija GJ.P mundi Akademia Pandevin, edhe atë falë golit të shënuar nga penaltia të Dejan Bllazhevski në minutën e 100-të.
FC Shkupi edhe pse gatë 45 minuta të para kishte epërsi 1:0 falë golit të shënuar nga Besar Iseni nga pika e bardhë, në fund nga arena “Todor Proeski” u kthye me disfatë, kjo pasi David Toshevski shënoi dy herë në rrjetën e Aleksovskit.
Renova pas një dominimi total në fund shënoi fitore të pastërt 2:0 ndaj Struga Trim Lum, falë golave të shënuar nga Bojan Miovski në pjesën e parë dhe të Florian Kadriut në pjesën e dytë.
LPFMV – Java 20 |
|||||||||||||||
|