Shkëndija nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Sileksit në Kratovë, skuadër kjo që vazhdon serinë e rezultateve pozitive në elitën e futbollit vendor, duke figuruar lartë në tabelën e klasifikimit, menjëherë pas “kuqezinjëve” të Ernest Gjokës, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija më shumë e dëshironte fitoren në këtë përballje, sulmonte dhe në vazhdimësi kërkonte golin e epërsisë, mirëpo asessi nuk arriti ta gjejë edhe pse në momentet e fundit të takimit shtylla dy herë rradhazi brenda pas sekondave shpëtoi Sileksin.
Kur nuk e don, nuk e don….Shkendija nga Kratova kthehet vetem me barazim pa gola
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 февруари 2020 г.
Kështu Shkëndija këto pikë të humbura në Kratovë, do të duhet ti kompenzojë në ndeshjet e rradhës, edhe pse tashmë “kuqezinjtë” nga Tetova kanë -10 pikë ndaj rivalit kryesor për titull, Vardarit, skuadër kjo që dje në ndeshjen e parë të javës së 20-të kishte mundur Borecin minimalisht 1:0 në Veles.
Shkëndija numëron 32 pikë, një më shumë se Sileksi në vendin e tretë, derisa Vardari kryeson renditjen me plotë 42 pikë.