Lacio ka arritur të mund edhe Xhenoan, duke vazhduar kështu të ndjek hap pas hapi Juventusin në vendin e parë. Skuadra e trajnerit Simone Inzaghi shënoi fitore 3:2, ndërsa këtë fitore e paralajmëroi Marushiç vetëm pas dy minutave lojë, kur pasi fitoi duelin përballë dy mbrojtësve të skuadrës vendase e dërgoi topin në rrjetë. Çiro Imobile nuk mund të mungonte dhe bomberi “lacial” në realizoi në minutën e 51-të.
Goli i 27-të në kampionat për goleadorin më të mirë të “Serie A” për këtë sezon. Xhenoa u kthye në lojë gjashtë minuta më pas. Kassata shënoi një gol shumë të bukur, teksa me të njëjtën mënyrë u përgjigj Kataldi.
Mesfushori “lacial” shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 71-të dhe u duk se ndeshja mori fund.
Gjithsesi, vendasit shënuan edhe një gol në minutën e fundit të ndeshjes. Krishito mposhti Strakoshën nga pika e penalltisë, por nuk pati më kohë.
Lacio mori tre pikët e radhës dhe vazhdon ëndrrën titull. Pas 25 xhirove, Lacio numëron 59 pikë, një më pak se Juventusi i vendit të parë.