Futbollisti shqiptarë, Florian Kamberi, i cili javë më parë iu bashkua skuadrës së njohur skoceze të Gllazgoi Renxhers, ka bërë një ndeshje të madhe në takimin e javës së 28-të kundër Sent Xhonson, ndaj së cilës skuadër në fund skuadra e tij barazoi me shifrat 2:2, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse i ardhur vetëm nga stoli në fillimin e pjesës së dytë, Kamberi doli të bëhet protagonist i këtij takimi, në të cilin në minutën e 50-të shënoi një eurogol, teksa asistoi në golin e dytë të Gllazgou Renxhers.
Kamberi 1-1 about time we see two up top 🔴⚪️🔵🇬🇧🇬🇧🇬🇧 pic.twitter.com/gYmh0TmB6l
— Stu (@sturfcno1) February 23, 2020
Një krosim pa shumë pretendime nga e djathta, parakaloi gjithë pjesën ballore të zonës dhe mbërriti deri te Kamberi, i cili nuk mendohet dy herë dhe gjuan fluturimthi me të djathtën e tij, duke gjetur trekëndëshin e portës, për të barazuar shifrat në 1:1 në ato momente.
Në minutën e 71-të, Kamberi sërish morri vëmendjen e gjithë të pranishmëve në stadium me një super driblim nga krahu i majtë, duke shtrirë mbrojtësin kundërshtar në tokë, që më pas të pasojë në qendër, për Aribo, i cili në ato momente shënoi për 1:2, duke përmbysur në këtë mënyrë shifrat.
What a player 🔥💙👊🏼 pic.twitter.com/FLTfnUvr83
— Kamberi Lovers (@floriKamberi) February 23, 2020
Mirëpo pavarësisht perfomancës së shkëlqyer të Kamberit, Renxhersi nuk arriti të fitojë këtë ndeshje, pasi vendasit e Sent Xhonson në minutën e 80-të me anë të May barazuan shifrat në 2:2.
Renxhersi me 64 pikë mban pozitën e dytë në renditje, menjëherë pas Selltikut, që në këto momente po avanson me shifrat 3:1 ndaj Kilmarnokut dhe që është në rrugë të mirë të arrijë në kuotën e 76 pikëve.