Ditët e Thomas Tuchel te skuadra e Paris Sen Zhermen janë të numëruara.
Trajneri gjerman në fund të sezonit mund të humbas punën, me PSZH-në që ka filuar të kërkojë një trajner të ri.
Ndërkohë mediat në Itali raportojnë se zgjedhja e parë e drejtuesve të skuadrës parisiene është ish trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri.
52 vjeçari është i papunë që nga fundi i sezonit të kaluar, kur ndërpreu kontratën me “Zonjën e Vjetër”.
Allegri gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe Milanin dhe Kaljarin, ndërsa te PSZH-ja, synimi kryesor i tij do të ishte triumfi në Ligën e Kampionëve, gjë të cilën nuk arriti ta bëjë dot me Juventusin.